Transmetuar më 16-07-2026, 07:58

Protesta qytetare para godinës së Kryeministrisë hyn sot në ditën e 47-të, duke vijuar mobilizimin e përditshëm të pjesëmarrësve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në skenën politike.

Lëvizja, e cila nisi si reagim ndaj projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, është shndërruar në një protestë me kërkesa më të gjera, ku pjesëmarrësit shprehen kundër politikave të qeverisë dhe mënyrës së funksionimit të sistemit politik.

Si çdo mbrëmje, protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi me fjalime dhe mesazhe drejtuar institucioneve.

Gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, pjesëmarrësit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre. Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë u theksua se protesta synon ndryshime të thella politike dhe u bë thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë çdo ditë, duke e cilësuar lëvizjen si një angazhim qytetar për ndryshim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit