Transmetuar më 16-07-2026, 07:51

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, në të cilën janë parashikuar për shqyrtim një sërë projektligjesh, marrëveshjesh ndërkombëtare dhe projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në seancë do të diskutohen gjithashtu projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, menaxhimin e kimikateve, akuakulturën, mbrojtjen e tokës bujqësore, si dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, mes tyre një marrëveshje bashkëpunimi teknik me Gjermaninë dhe një marrëveshje huaje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Po ashtu, Kuvendi pritet të miratojë projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Bankën e Shqipërisë, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Institutin e Statistikave (INSTAT), Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH), Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), Entin Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entin Rregullator të Ujit (ERRU).

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar se do të bojkotojë edhe këtë seancë plenare, duke vijuar qëndrimin e mbajtur në seancën e mëparshme të zhvilluar më 13 korrik.

Rendi i Ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.7.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

4. Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”.

5. Projektligji “Për censin e bujqësisë”.

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, të ndryshuar”

7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën””.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”.

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025”.

10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës TiranëDurrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”.

11. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më 30 gusht 2025″.

12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

13. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.

14. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025″.

15. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.

16. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.

17. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025″.

18. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.

19. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.

20. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.

21. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.

22. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.

23. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.

24. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit