

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, duke përcaktuar emrat që do të mbajnë postet e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të partisë, si dhe drejtuesve të Sekretariateve dhe Komisionit të Apelimit.
Në përfundim të procesit të numërimit, rezultatet e shpallura janë si më poshtë, Sekretar i Përgjithshëm: Flamur Noka: 184 vota, Saimir Korreshi: 84 vota.
Gara për nënkryetarë u zhvillua përmes votimit për kandidatët e propozuar në çifte, ku rezultatet janë, Belind Këlliçi 177 vota përballë Luçiano Boçit 113 vota. Nikola Kedhi 174 vota përballë Jonathan Pano 101 vota, Erisa Bajaziti 193 vota përballë Besa Manaj 69 vota.
Ky proces shënon një riorganizim të rëndësishëm në hierarkinë e Partisë Demokratike, me zyrtarizimin e emrave që do të drejtojnë strukturat kryesore në periudhën në vijim
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






