Transmetuar më 15-07-2026, 23:10

Argjentina ka siguruar një vend në finalen e Botërorit, pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 në një ndeshje të luftuar, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së dytë.

Rasti i parë i rrezikshëm i takimit u regjistrua në minutën e 33-të, kur John Stones iu afrua golit për Anglinë, por pa arritur të finalizojë. Argjentina reagoi pak më vonë me Enzo Fernandez, i cili testoi mbrojtjen angleze.

Në fillimin e pjesës së dytë, Anthony Gordon kaloi Anglinë në avantazh, duke i dhënë përkohësisht epërsinë "Tre Luanëve".

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni reagoi shpejt. Enzo Fernandez riktheu baraspeshën me një gol të bukur, ndërsa goli i kualifikimit erdhi në vazhdim, kur Lautaro Martínez realizoi me kokë pas një asistimi të Lionel Messit.

Me këtë fitore, Argjentina siguron kualifikimin në finalen e Botërorit, ku do të përballet me Spanjën në sfidën që do të vendosë fituesin e trofeut botëror.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit