

Një i paraburgosur ka humbur jetën në Institucionin e Paraburgimit në Vlorë, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim.
Sipas informacioneve paraprake, personi kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë kohës që ndodhej në qeli.
Blerim Lena, 54 vjeç, shqiptar i Maqedonisë së Veriut është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, por ka mbërritur pa shenja jete.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet që çuan në vdekjen e tij.
I ndjeri ishte ndaluar me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Pritet që ekspertiza mjekoligjore dhe hetimet e institucioneve përgjegjëse të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, pritet edhe një reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






