

Një 13-vjeçar është përplasur nga një automjet i Policisë Bashkiake në qytetin e Vlorës, ndërsa po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "29 Nëntori", ku, sipas informacionit paraprak, automjeti i drejtuar nga një punonjës i Policisë Bashkiake ka goditur të miturin gjatë kalimit të tij në vendkalimin e këmbësorëve.
Si pasojë e aksidentit, 13-vjeçari ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur veprimet procedurale dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për ngjarjen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






