Transmetuar më 15-07-2026, 18:53

Vllaznia i ka dhënë fund rrugëtimit në UEFA Conference League, pasi u mposht me rezultatin e thellë 5-0 nga Malisheva në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues, duke humbur kështu edhe avantazhin 2-1 të siguruar në sfidën e parë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Skuadra kosovare, e drejtuar nga ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, zhvilloi një paraqitje dominuese dhe e mori kontrollin e ndeshjes që në pjesën e parë. Goli i parë erdhi në minutën e 34-t me anë të Ukës, ndërsa Ibishi dyfishoi shifrat në minutën 45+2, duke e dërguar Malishevën në pushim me avantazhin 2-0.

Në fraksionin e dytë, vendasit vazhduan me të njëjtin intensitet. Uka realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 52-të, ndërsa Veliu shënoi për 4-0 vetëm gjashtë minuta më vonë. Në minutën e 90-të, Dulaj vulosi suksesin me golin e pestë, duke kompletuar një fitore të thellë dhe një kualifikim historik për skuadrën kosovare.

Vllaznia nuk arriti të reagojë në asnjë moment të takimit, duke shfaqur vështirësi si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. Fitorja 2-1 e ndeshjes së parë rezultoi e pamjaftueshme për të siguruar kalimin në turin e dytë.

Me këtë sukses, Malisheva avancon në fazën e ardhshme të kompeticionit europian, ndërsa Vllaznia mbyll para kohe aventurën e saj në Europë pas një paraqitjeje zhgënjyese në ndeshjen vendimtare.

Rezultati: Malisheva 5-0 Vllaznia

Shënuesit: Uka 34′, 52′; Ibishi 45+2′; Veliu 58′; Dulaj 90′.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit