Transmetuar më 15-07-2026, 17:25

Deputeti i Partisë Demokratike, Samir Korreshi, do të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, duke hyrë në garë përballë Flamur Nokës, i cili synon një mandat të dytë në këtë detyrë.

Burime bëjnë me dije se kandidatura e Korreshit do të zyrtarizohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të zgjidhen edhe strukturat e reja drejtuese të partisë.

Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm konsiderohet një nga proceset më të rëndësishme të mbledhjes, ndërsa votimi do të kryhet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Flamur Noka garon për një mandat të dytë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa Samir Korreshi pritet të jetë kandidati që do ta sfidojë në këtë garë të brendshme të Partisë Demokratike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit