Transmetuar më 15-07-2026, 16:59

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri me dije se qeveria ka miratuar në parim projektvendimin për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Slloveninë.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj deklaroi se marrëveshja do të mundësojë njohjen e viteve të kontributeve të sigurimeve shoqërore të qytetarëve shqiptarë edhe nga Sllovenia.

Sipas ministres, me këtë marrëveshje numri i marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria për sigurimet shoqërore shkon në 17, ndërsa 11 prej tyre janë me vende të Bashkimit Evropian.

“Ministria e Ekonomisë sot kaloi një projektvendim, një miratim në parim të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Slloveninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara me Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Ibrahimaj.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se janë në proces negociimi edhe katër marrëveshje të tjera, duke e cilësuar këtë proces si një politikë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të punës dhe përfitimeve sociale të qytetarëve që kanë punuar në Shqipëri dhe jashtë saj.

Sipas ministres, këto marrëveshje synojnë të zgjidhin një problem të mbartur prej vitesh për njohjen e kontributeve dhe të drejtave të pensioneve për qytetarët shqiptarë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit