

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dorëzimit të firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoti u shpreh se forca e Lidhjes Demokratike të Kosovës buron nga vullneti i anëtarësisë dhe jo nga ambiciet individuale.
“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, shkroi Hoti.
Ai më herët kishte kërkuar përgjegjësi nga drejtuesit e partisë për rezultatet e dobëta në zgjedhje.
Gjatë ditës, deputetët Armend Zemaj dhe Florian Dushi, përfaqësues të degëve të LDK-së në Deçan dhe Prishtinë, dorëzuan 150 firma që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga drejtimi i partisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






