Transmetuar më 15-07-2026, 16:18

Një grup anëtarësh dhe deputetësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar firmat që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Sipas raportimeve, nënshkrimet janë dorëzuar në Sekretariatin e LDK-së, në përputhje me procedurat e përcaktuara në Statutin e partisë.

Gazetari Xhemajl Rexha ka bërë me dije se kërkesa synon thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku do të diskutohet për drejtimin e ardhshëm të partisë dhe mundësinë e zgjedhjes së një lideri të ri.

Dorëzimi i firmave është bërë nga një grup deputetësh dhe përfaqësuesish të disa degëve të LDK-së, pa praninë e kamerave.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit