Transmetuar më 15-07-2026, 15:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një 28-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në rrugët e qytetit Leicester.

Viktima është identifikuar si Ervin Lita, i njohur edhe si Ervin Axhami. Ai u gjet pa shenja jete nga shërbimi i ambulancës në orët e para të mëngjesit të 12 korrikut.

Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar dy persona, 36 dhe 27 vjeç, të dy banues në Leicester, të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Ata janë liruar më pas me kusht, ndërsa hetimet vijojnë.

Autoritetet britanike ende nuk kanë përcaktuar rrethanat e plota se si 28-vjeçari përfundoi në rrugë dhe si humbi jetën.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, provat mjeko-ligjore dhe dëshmitë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, me qëllim zbardhjen e plotë të saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit