

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Devoll, ku një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Bitinckë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte i vetëm në banesë dhe i përkiste komunitetit rom. Ka qenë motra e tij ajo që e ka gjetur të pajetë dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet.
Dyshohet se 57-vjeçari mund të jetë vetëvarur, ndërsa mësohet se vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte nën trajtim mjekësor.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave. Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






