Transmetuar më 15-07-2026, 14:36

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn, i shpallur fajtor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje e ndodhur dy vite më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Vendimi konfirmon dënimin e dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke rrëzuar kërkesat për ndryshim të masës së dënimit.

Pas përfundimit të seancës, babai i viktimës, Engjëll Cani, u shpreh se familja nuk është e kënaqur me vendimin, pasi kishte kërkuar një dënim më të rëndë për autorin.

“Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për dy vepra penale. Një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë dhe dënohet 12 vite burg. Siç e dini dhe ju, janë dy rrethana cilësuese. Falë Zotit që nuk ka pasur fëmijë të tjerë aty. Sa i përket autorit, Luisi ishte i plagosur, ndërkohë që Martinin e vrau me thikë në zemër. Dhimbja jonë është shumë e madhe”, deklaroi ai.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit