Transmetuar më 15-07-2026, 13:59

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se, nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Përmes një reagimi publik, Roth e cilësoi deklaratën si të papranueshme dhe shprehu shqetësimin për mungesën e reagimit nga politika dhe shoqëria serbe.

“Një ministër serb fantazon hapur për ‘spastrimin etnik’ të Kosovës. Dhe pothuajse nuk ka asnjë kundërshtim në politikë apo në shoqëri. Si është e mundur që një vend të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në këtë mënyrë? Urrejtja dhe nacionalizmi nuk ndërtojnë partneritet. Kjo është thjesht e trishtueshme dhe frustruese”, shkroi Roth.

Deklarata e ministres serbe ka shkaktuar reagime të forta në Shqipëri dhe Kosovë. Politikanë shqiptarë kanë kërkuar shpalljen e saj “non grata”, ndërsa u kanë dërguar letra informuese përfaqësive diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare lidhur me deklaratat e saj.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit