Transmetuar më 15-07-2026, 13:39

TIRANË- Një foto e krijuar me Inteligjecë Artificiale ka nxitur debate mes këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe autorit Gjergj Leka.

Imazhi qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Presidenti i Republikës i kishte dhënë Çiljetës titullin "Mjeshtre e Madhe e Punës".

Mes atyre që reaguan ishte edhe Gjergj Leka, i cili e cilësoi postimin si "sarkazma e vitit", duke shtuar se, nëse lajmi do të ishte i vërtetë, "do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar".

Ndërkohë këngëtarja i është përgjigjur publikisht duke sqaruar se bëhët fjalë për një lajm të rremë.

"Për çfarë kam kontribuar unë prej vitit 2000 e deri sot ka pak rëndësi për mua se sa vlerësohet. Kam plotësuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar dhe aktruar" citoi ajo.

Përgjigjja nga Leka ishte:Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit