

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shprehur mbështetjen e saj për protestat qytetare në Shqipëri, duke i cilësuar ato si frymëzuese dhe duke ngritur shqetësime për mënyrën se si, sipas saj, janë trajtuar çështjet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë podcastit të saj “Service95 Book Club”, artistja foli për angazhimin e qytetarëve në protestë dhe vlerësoi pjesëmarrjen e tyre në mbrojtje të kauzave publike.
“Më duket kaq frymëzuese të shoh se sa shumë njerëz kujdesen vërtet për këtë çështje. Ajo që më shqetëson më shumë është fakti që qeveria ndryshoi ligjin për të anashkaluar mbrojtjen e mjedisit, pa asnjë konsultim publik”, u shpreh Dua Lipa.
Deklarata e artistes është mirëpritur nga pjesëmarrësit në protestë, si edhe nga përfaqësues të organizatave mjedisore.
Drejtuesi i një organizate mjedisore, Aleksandër Trajçe, e cilësoi reagimin e Dua Lipës si një mesazh me ndikim të madh, veçanërisht për të rinjtë që e ndjekin dhe e konsiderojnë atë një figurë frymëzuese.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






