Transmetuar më 15-07-2026, 12:25

Një peshk gof me peshë rreth 27 kilogramë është kapur paraditen e kësaj të mërkure në ujërat e Vlorës nga peshkatari me shtizë Armando Fili.

50-vjeçari ishte zhytur në zonën e njohur si Spitaliera, pranë Radhimës, në afërsi të anijes italiane të mbytur, kur hasi një tufë peshqish gof. Ai arriti të godiste njërin prej tyre me shtizë në pjesën e kokës, por për shkak të përmasave të mëdha të peshkut, iu deshën rreth 30 minuta për ta nxjerrë në sipërfaqe.

Pas përfundimit të operacionit, peshku u transportua në qendrën e peshkimit në Radhimë.

Nuk është hera e parë që Armando Fili tërheq vëmendjen me kapje të pazakonta. Edhe më herët ai është bërë i njohur pasi kapi një tjetër gof gjigant në zonën e Lungomares në Vlorë, pamje që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit