

Gjatë puntatës së radhës të “Top Arena”, Brikena Selmani ka bërë një urim publik për babain e saj, i cili feston ditëlindjen.
Urimi nisi nga moderatori Edi Manushi, i cili pasi pa orën iu drejtua Brikenës duke i kujtuar ditëlindjen e të atit.
“Urime për ditëlindjen e babait tënd”, i tha Manushi.
“Faleminderit shumë. Desha me ia uruar ditëlindjen. Babi shumë urime për ty, të dua shumë”, u shpreh Brikena.
Më pas Manushi pyeti edhe Mateo Borrin nëse kishte një mesazh për babain e Brikenës.
“Naim, u bëfsh edhe 100 vjeç”, tha Mateo.
Gjatë kohës që Brikena dhe Mateo ishin pjesë e “Big Brother VIP”, ajo kishte marrë një telefonatë surprizë nga babai i saj, i cili i kishte shprehur krenarinë për të dhe kishte përshëndetur edhe Borrin.
Mateo asokohe i kishte dërguar një mesazh respekti Naimit, duke u shprehur:
“Ke vajzën më të mirë në botë. Të përshëndes, shumë respekt për ty dhe për vajzën tënde që e ke si drita. Gjithë edukatën dhe mirësinë që i ke dhënë”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






