Transmetuar më 15-07-2026, 11:01

Policia e Lezhës ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Velë, ku janë arrestuar dy persona dhe janë proceduar penalisht katër punonjës të OSHEE-së.

Operacioni i koduar “Lightning” çoi në zbulimin e pesë ambienteve të mbyllura dhe të hapura, të përdorura për kultivimin e kanabisit. Në total u asgjësuan 174 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga ranë M. F., 39 vjeç, pronar i banesës, dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën 119 bimë narkotike të kultivuara me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Kontrollet vijuan në afërsi të banesës, ku u zbuluan edhe dy parcela me 55 bimë narkotike, ndërsa në banesën e 27-vjeçarit u sekuestruan 16 telefona celularë.

Policia sekuestroi gjithashtu dy armë gjahu, pajisje të përdorura për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një automjet dhe 18 telefona celularë.

Katër punonjës të OSHEE-së janë proceduar penalisht për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit