Transmetuar më 15-07-2026, 10:50

101 të dënuar në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe, kanë fituar lirinë këtë të mërkurë pas zbatimit të amnistisë penale të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Mes personave të liruar ishte edhe Igli Muhameti, i cili pas daljes nga burgu foli për përvojën e tij gjatë vuajtjes së dënimit dhe çështjen për të cilën ishte arrestuar.

Muhameti tha se ishte dënuar për lëndë narkotike dhe se kishte përfituar nga amnistia rreth 7 muaj e 20 ditë ulje dënimi.

“Jam shumë krenar, jam krenar edhe për këtë burgun që kam bërë. Më ka bërë mirë ky burg, sepse në Shqipëri nuk rrihet. Ky vend është bela. Kam tre fëmijë”, u shpreh ai.

Ai pretendoi se dënimi ndaj tij ka qenë më i lartë nga sa duhej dhe se ishte arrestuar për një sasi të vogël lënde narkotike.

Muhameti kritikoi gjithashtu proceset gjyqësore, duke deklaruar se ka persona që sipas tij ndodhen në burg padrejtësisht. Ai vlerësoi kushtet në burgun e Reçit, duke i krahasuar me ato të një institucioni tjetër vuajtjeje dënimi në Tiranë, ku sipas tij kushtet kanë qenë më të këqija.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit