

Besmir Gjezari ka lënë qelinë pas më shumë se dy vitesh burg, pasi ka përfituar nga amnistia penale, ndërsa deklaron se do të nisë një betejë ligjore për të provuar pafajësinë e tij.
Gjezari ishte dënuar me 5 vite burg për akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, por ai pretendon se është dënuar padrejtësisht dhe se ndaj tij janë ngritur akuza të pabazuara.
Pas daljes nga burgu, ai deklaroi se do të kërkojë rihapjen e çështjes dhe hetimin e personave që, sipas tij, kanë ndikuar në dënimin e tij. Gjezari akuzoi oficerin e policisë gjyqësore Mariglen Beqo, duke pretenduar se ai ka pasur rol në ngritjen e akuzave ndaj tij.
Ai tha se gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit ka qenë i larguar nga familja dhe se nuk ka mundur të takojë fëmijën e tij të mitur.
“Do ta kërkoj drejtësinë dhe kjo është vetëm fillimi. Sa kam dalë, do t’i nis të gjitha gjërat nga e para”, u shpreh Gjezari.
Ai gjithashtu pretendoi se ka marrë kërcënime dhe se ndihet i rrezikuar bashkë me familjen e tij, ndërsa theksoi se synon t’i rikthehet jetës familjare dhe biznesit të tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






