

Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e një shume prej rreth 500 mijë eurosh në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi, ka përfituar nga amnistia penale dhe është liruar nga qelia.
Dobi ka lënë mëngjesin e kësaj të mërkure burgun e grave në Pojskë, pasi është përfshirë në listën e përfituesve nga amnistia penale.
Ngjarja e vjedhjes së banesës së Alda Klosit mori vëmendje të madhe për shkak të shumës së konsiderueshme të parave të marra. Sipas hetimeve, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën e banesës me forcë dhe kishin tentuar ta paraqisnin ngjarjen si një grabitje.
Dyshimet u ngritën pas verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat zbuluan dinamikën e ngjarjes dhe çuan në zbardhjen e autorësisë së vjedhjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






