

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është bërë objekt i një ankese të re në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të paraqitur nga organizata britanike FairSquare.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ankesa lidhet me pretendime për shkelje të rregullave që kërkojnë neutralitet politik nga drejtuesit sportivë, si dhe me dyshime për ndërhyrje në çështjen Balogun.
FairSquare ka ngritur shqetësime për marrëdhëniet mes Infantinos dhe presidentit amerikan Donald Trump, duke përmendur edhe dhënien e “Çmimit të Paqes FIFA” në dhjetor të vitit 2025.
Organizata pretendon se disa deklarata dhe veprime të presidentit të FIFA-s mund të kenë cenuar pavarësinë e institucioneve sportive. Në ankesë përmendet edhe rasti Balogun, për të cilin FairSquare dyshon se mund të ketë pasur presion politik në procesin e vendimmarrjes.
Sipas organizatës, nëse do të vërtetohej një ndërhyrje e tillë, ajo do të përbënte shkelje të rregullave të IOC-së dhe parimeve të integritetit sportiv.
Deri më tani, FIFA dhe Gianni Infantino nuk kanë bërë një reagim zyrtar ndaj ankesës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






