

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta edhe gjatë kësaj të mërkure, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen herë pas here në zonat malore të veriut dhe lindjes, por ato do të jenë kalimtare.
Në veri dhe verilindje priten reshje të dobëta shiu në formë pikash, ndërsa në zonat e larta të Alpeve dhe në verilindje nuk përjashtohen reshje të shkurtra në formën e shtrëngatave të izoluara. Në pjesën tjetër të vendit moti do të mbetet i thatë, pa reshje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–perëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.
Meteorologët këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të pikut, për shkak të temperaturave të larta që do të dominojnë gjatë gjithë ditës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






