Transmetuar më 14-07-2026, 23:07

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, ku një këmbësore ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në qendër të fshatit Vranisht. Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është Andrea Llojaj, rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ndërsa viktima është Thëllëza Shkurta, rreth 80 vjeçe, raporton noa.al duke cituar burime policore lokale.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në përplasjen fatale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit