

Një ngjarje tragjike është regjistruar në zonën e Pireut, në Athinë, ku një 27-vjeçare dhe një 28-vjeçar janë gjetur të pajetë brenda një automjeti të parkuar në garazhin e një banese.
Dy të rinjtë u zbuluan nga babai i 28-vjeçarit, i cili njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policinë.
Sipas hetimeve paraprake, në trupat e viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa autoritetet greke po hetojnë si pistë kryesore helmimin nga monoksidi i karbonit ose gazrat e shkarkimit të automjetit.
Dyshohet se makina kishte motorin dhe sistemin e kondicionimit të ndezur, ndërsa ndodhej në një garazh të mbyllur. Sipas ekspertëve, gazrat e shkarkimit mund të kenë depërtuar në kabinën e automjetit përmes sistemit të ajrimit, duke bërë që dy të rinjtë të humbnin ndjenjat me pasoja fatale.
Shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë mjeko-ligjore, ndërsa Policia greke vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






