

Spanja kaloi në avantazh 1-0 ndaj Francës në minutën e 22-të, falë penalltisë së realizuar nga Mikel Ojarzabal.
Penalltia u akordua pas një ndërhyrjeje të pakujdesshme të Lucas Digne ndaj Lamine Yamal. Mbrojtësi francez tentoi të largonte topin, por goditi sulmuesin spanjoll brenda zonës.
Ojarzabal mori përsipër ekzekutimin dhe mposhti portierin Mike Maignan, pavarësisht se gardiani i Milanit e kuptoi krahun dhe u hodh në drejtimin e duhur.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






