Transmetuar më 14-07-2026, 21:26

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Mollas–Gostimë", pranë fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë Cërrik, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin S. M., 38 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin Qemal Cala, rreth 63 vjeç.

Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, Qemal Cala, si dhe pasagjeri që udhëtonte me të, Drilon Tabaku, rreth 22 vjeç.

Nga përplasja është dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi S. M., i cili është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet procedurale dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit