Transmetuar më 14-07-2026, 17:49

Dimal, 14 korrik 2026 – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë me ullinj dhe pemë në fshatin Kutalli të Bashkisë Dimal, në qarkun e Beratit.

Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqet e mbuluara me bimësi.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan forcat zjarrfikëse nga Berati, Kuçova dhe Dimal, të cilat punuan për disa orë për të vënë situatën nën kontroll. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se flakët janë neutralizuar dhe vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Deri në këto momente nuk është përcaktuar ende sipërfaqja totale e dëmtuar nga zjarri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit