Transmetuar më 14-07-2026, 17:27

Tiranë, 14 korrik 2026 – Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar "De facto", në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimit pasuror, të zhvilluar me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi, me një vlerë tregu të përllogaritur rreth 420 mijë euro.

Sipas Policisë, pasuritë dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike i shtetasit me iniciale H. (A.) A., 54 vjeç.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në zbatim të ligjit "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë".

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë burim kriminal dhe që dyshohet se janë në pronësi të 54-vjeçarit ose të personave të lidhur me të.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit