

Bruksel, 14 korrik 2026 – Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që shpërtheu të martën në një kantier ndërtimi në qendër të Brukselit, ndërsa autoritetet belge vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për gjashtë punëtorë të raportuar si të zhdukur.
Sipas Inspektoratit të Punës në Belgjikë, një numër ende i papërcaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të kantierit, ku po zhvilloheshin punime në kuadër të një projekti të madh rinovimi në sheshin "Place de Brouckère".
Zëdhënësi i Inspektoratit deklaroi se deri tani nuk është konfirmuar nëse trupat e gjetur u përkasin gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur.
Sipas Brigadës së Zjarrfikësve, në momentin e shpërthimit të zjarrit në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë.
Si pasojë e incidentit, tre persona u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet dhe hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe numrin e saktë të viktimave.
Autoritetet belge nuk kanë publikuar ende një bilanc përfundimtar të viktimave, ndërsa operacioni në vendngjarje vazhdon.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






