

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një tjetër rritje, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë gjatë ditës së sotme është 1.52 euro, ndërsa benzina tregtohet me çmim maksimal 1.39 euro për litër dhe gazi me 0.60 euro për litër.
Krahasuar me një ditë më parë, çmimi i naftës është rritur me 2 cent, pasi ishte 1.50 euro për litër.
Tregu i karburanteve në Kosovë ka pasur luhatje të ndjeshme gjatë muajve të fundit. Më 25 qershor, çmimi i naftës kishte zbritur në rreth 1.36 euro për litër, ndërsa më herët kishte arritur nivele më të larta si pasojë e pasigurive në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Sipas ekspertëve, çmimet e karburanteve ndikohen nga faktorë ndërkombëtarë, përfshirë konfliktet gjeopolitike, furnizimin global me naftë dhe ndryshimet në tregjet e energjisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






