Transmetuar më 14-07-2026, 12:54

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e së hënës në zonën e Skelës, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.

Pas aksidentit, drejtuesit e mjeteve janë përfshirë në një konflikt fizik, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të Policisë.

Efektivët e Policisë së Vlorës kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht dinamikën e aksidentit dhe konfliktit të ndodhur pas tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit