Transmetuar më 14-07-2026, 11:30

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës", kryer në bashkëpunim.

Dosja, e hetuar nga prokurori Elvin Gokaj, është dërguar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të caktohet me short gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në seancën paraprake.

Në të njëjtin procedim penal janë marrë të pandehur edhe Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho.

Sipas SPAK, hetimet kanë evidentuar se zyrtarët e përfshirë dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive, të cilat janë përdorur për ndërtimin e impianteve fotovoltaike me afat shfrytëzimi 10-vjeçar.

Organi i akuzës pretendon se këto prona rezultonin të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) si tokë bujqësore në momentin e kryerjes së procedurave.

Çështja pritet të shqyrtohet fillimisht në seancën paraprake, ku gjykata do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit