

Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e së martës në kodrat pranë lagjes “15 Tetori” në Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe shkurre pranë zonës së banuar.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë favorizuar nga era, e cila ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit dhe ka rritur rrezikun për zgjerimin e vatrës.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave dhe sipërfaqeve të tjera.
Lidhur me shkakun e zjarrit, dyshimet paraprake janë se ai mund të jetë shkaktuar qëllimisht për pastrimin e territorit nga barishtet dhe shkurret. Megjithatë, autoritetet theksojnë se shkaku i zjarrit do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të hetimeve.
Kjo është vatra e dytë e zjarrit e regjistruar në të njëjtën zonë gjatë ditëve të fundit, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






