Transmetuar më 14-07-2026, 09:08

EGJIPT – Paraqitja e Egjiptit në Kupën e Botës 2026 është shpërblyer me një bonus të veçantë për futbollistët e kombëtares.

Sipërmarrësi egjiptian Naguib Sawiris, pronar i një kompanie që sponsorizon ekipin kombëtar, ka njoftuar se do t’u japë një shpërblim prej 1 milion stërlinash egjiptiane, rreth 17 500 euro, secilit prej lojtarëve të “Faraonëve”.

Ky vendim erdhi si shenjë vlerësimi për paraqitjen e skuadrës në Botërorin e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ku Egjipti arriti deri në fazën e 1/8 së finaleve.

Ecuria e kombëtares afrikane u ndërpre nga Argjentina, pas një sfide spektakolare që përfundoi me rezultatin 3-2, ku Egjipti dha një paraqitje të fortë përballë kampionëve në fuqi.

Presidenti i Federatës Egjiptiane të Futbollit, Hany Abo Rida, përshëndeti nismën e biznesmenit Sawiris, duke e cilësuar një motivim të rëndësishëm për ekipin.

“Ky gjest do të motivojë skuadrën aktuale për të konsoliduar sukseset e arritura dhe do të frymëzojë brezin e ri të futbollistëve egjiptianë”, deklaroi kreu i federatës.

Bonusi shihet si një vlerësim për një nga paraqitjet më të mira të Egjiptit në historinë e pjesëmarrjeve të tij në Kupën e Botës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit