Transmetuar më 14-07-2026, 07:52

TIRANË – Shqipëria pritet të shënojë sot një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, me mbylljen zyrtare të tre kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e Nëntë Ndërqeveritare, ku delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të formalizojë mbylljen e tre kapitujve që lidhen me fusha të konsideruara të harmonizuara me legjislacionin dhe standardet e BE-së.

Kapitujt që pritet të mbyllen janë:

Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë

Sipas axhendës, punimet e konferencës do të nisin në orën 19:00, ndërsa në 20:00 është planifikuar një konferencë për shtyp, ku do të prezantohen rezultatet e takimit dhe ecuria e procesit të negociatave.

Mbyllja e këtyre tre kapitujve përbën një zhvillim të rëndësishëm në aspektin teknik të negociatave të anëtarësimit. Pas këtij hapi, Shqipërisë do t’i mbeten edhe 30 kapituj të tjerë për t’u negociuar dhe mbyllur në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit