Transmetuar më 13-07-2026, 21:55

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, i cili ka përshkallëzuar në përdorimin e një mjeti prerës. I plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M.K., banor i zonës.

Dyshohet se i riu është goditur me thikë nga një tjetër person, gjithashtu banor i kësaj lagjeje. Pas plagosjes, 22-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit të dyshuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit