Transmetuar më 13-07-2026, 21:54

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët pjesëmarrës në protestë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Në mbyllje të tubimit, protestuesit kanë brohoritur sloganin “Nesër më shumë!”, duke përcjellë mesazhin se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Pjesëmarrësit kanë vijuar lëvizjen në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Protesta para Kryeministrisë vijon si pjesë e një aksioni të vazhdueshëm qytetar, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në ditët e ardhshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit