

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve, i mbajtur këtë të hënë në Paris.
Rama ndodhet në kryeqytetin francez me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në samitin e organizuar në mbështetje të Ukrainës, në prag të Paradës Ushtarake të 14 Korrikut, që shënon Festën Kombëtare të Francës.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan:
"Paris, Francë – Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës dhe në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut."
Fotot e publikuara tregojnë momente nga samiti dhe takimet e zhvilluara në kuadër të aktivitetit ndërkombëtar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






