

Të gjitha automjetet e reja që hidhen në tregun e Bashkimit Evropian duhet të pajisen me sistemin **Advanced Driver Distraction Warning (ADDW)**, i cili monitoron vëmendjen e shoferit dhe e paralajmëron në rast shpërqendrimi gjatë drejtimit.
Masa synon rritjen e sigurisë rrugore dhe është pjesë e paketës së re të sistemeve të detyrueshme të sigurisë për automjetet në BE.
Sistemi funksionon përmes një kamere të vendosur në pjesën e përparme të kabinës, e cila analizon drejtimin e shikimit, lëvizjet e kokës dhe pozicionin e syve të drejtuesit. Nëse konstatohet se vëmendja largohet nga rruga përtej kufijve të përcaktuar, shoferi paralajmërohet.
Sipas rregullores, në shpejtësi 20–50 km/h sistemi aktivizohet kur shoferi e largon shikimin nga rruga për gjashtë sekonda ose më shumë, ndërsa mbi 50 km/h paralajmërimi jepet pas 3.5 sekondash shpërqendrim.
Legjislacioni i BE-së parashikon që sistemi të përpunojë të dhënat vetëm brenda automjetit, pa i transmetuar ato në internet apo te prodhuesit dhe autoritetet. Gjithashtu, nuk lejohet mbledhja e të dhënave biometrike apo identifikimi i drejtuesit të mjetit.
Detyrimi zbatohet për të gjitha automjetet e reja që dalin në tregun e Bashkimit Evropian, ndërsa automjetet që janë tashmë në qarkullim nuk preken nga rregullorja. Për automjetet e rënda dhe kamionët, kërkesa do të hyjë në fuqi nga viti 2029.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






