Transmetuar më 13-07-2026, 15:45

BARI – Rreth 100 drejtues kamionësh dhe automjetesh kanë mbetur të bllokuar për disa orë në tragetin e linjës Durrës–Bari, pas një defekti teknik të regjistruar në portin e Barit.

Sipas informacioneve paraprake, defekti ka ndodhur në rampën e brendshme të tragetit të kompanisë GNV Blu, duke pamundësuar zbritjen e mjeteve.

Specialistët teknikë janë njoftuar për riparimin e avarisë dhe pritet të ndërhyjnë për rikthimin e funksionimit normal të rampës.

Ndërkohë, pasagjerët pa mjete kanë zbritur menjëherë pas mbërritjes së tragetit në port, rreth orës 08:00, ndërsa në bord kanë mbetur vetëm drejtuesit e kamionëve dhe automjeteve që presin zgjidhjen e problemit teknik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit