Transmetuar më 13-07-2026, 15:32

**ITALI** – Policia e Komos ka arrestuar një shtetas shqiptar, 55 vjeç, i dyshuar për vjedhje me thyerje. Sipas autoriteteve italiane, ai ishte pa dokumente dhe pa vendbanim të përhershëm, ndërsa rezultonte i njohur për forcat e rendit edhe për shkelje të legjislacionit mbi emigracionin.

Sipas policisë, 55-vjeçari ishte subjekt i një urdhri dëbimi, të cilin nuk e kishte zbatuar. Ai u procedua gjithashtu në gjendje të lirë për kundërshtim dhe sulm ndaj një zyrtari publik, si edhe për posedim të paautorizuar të mjeteve të përshtatura për hapjen e bravave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:15, pasi patrullat e policisë iu përgjigjën një denoncimi për një vjedhje në zonën e Salita Peltrera. Sipas autoriteteve, i dyshuari, i veshur me rroba të zeza dhe me kapele bejsbolli, u përpoq të largohej sapo vuri re praninë e policisë, duke tentuar të kapërcente një gardh pranë një shkëmbi.

Efektivët arritën ta ndalonin, por gjatë arrestimit ai dyshohet se kundërshtoi me dhunë, duke goditur me grushte dhe shkelma dy oficerë policie. Pas neutralizimit, ai u shoqërua në komisariat.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një kaçavidë 33 centimetra, ndërsa në çantën e shpinës iu sekuestruan bizhuteri, një palë syze dhe një orë inteligjente, të cilat dyshohet se ishin vjedhur pak më herët.

Si 55-vjeçari, ashtu edhe dy efektivët e policisë morën ndihmë mjekësore në Spitalin Bassone. Sipas autoriteteve, oficerët pësuan dëmtime të lehta dhe u pajisën me raport mjekësor prej pesë ditësh.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit