Transmetuar më 13-07-2026, 14:44

VLORË – Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar mesditën e së hënës në zonën e Pyllit të Sodës, në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy mjetet.

Si pasojë e aksidentit, dy gra, nënë e bijë, të cilat udhëtonin në automjet, kanë mbetur të plagosura.

Ato janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtim mjekësor. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore, megjithatë një burim policor i tha noa.al se gjendja e tyre aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e mjeteve.

Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor u ngadalësua përkohësisht, ndërsa policia mori masa për normalizimin e trafikut.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit