

TIRANË – Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur këtë të hënë pretencën për tre të pandehurit e përfshirë në dosjen e njohur hetimore të ish-çiftit zyrtar Meta-Kryemadhi.
Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, si dhe ish-zyrtari Pirro Xhixho, kanë pranuar zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj tyre, duke bërë që procesi ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar, çka u siguron atyre uljen e një të tretës së dënimit në rast shpalljeje fajtorë.
Sipas aktakuzës së SPAK-ut, Fatime Kryemadhi (nëna e Monika Kryemadhit) dhe Ema Çoku akuzohen për veprën penale të "pastrimit të parave", ndërsa Pirro Xhixho (babai e ish-deputetes Erisa Xhixho) akuzohet për konsumim të veprës penale të "korrupsionit".
Të tre këta persona janë bashkëpandehur në të njëjtën dosje penale ku akuzat kryesore rëndojnë mbi deputeten Monika Kryemadhi dhe ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Ky i fundit vijon të qëndrojë në izolim nën masën e sigurisë “arrest me burg” që prej datës 21 tetor 2024, kur u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






