Transmetuar më 13-07-2026, 13:03

SHKUP – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin mbrëmjen e së dielës, ku një 31-vjeçar ka vrarë me thikë babanë e tij për të mbrojtur të ëmën nga dhuna fizike. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30 në një banesë në rrethinën e "Bit Pazarit".

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, 52-vjeçari me iniciale E.L., i cili ndodhej nën efektin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare. Në këtë moment ka ndërhyrë djali i tyre, shtetasi me iniciale B.Xh., 31 vjeç, i cili e ka goditur të atin me thikë, duke i shkaktuar plagë që rezultuan fatale për jetën.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin dhe shoqërimin në paraburgim të të dyshuarit rreth orës 23:00.

Nga ana tjetër, gruaja e plagosur nga dhuna e bashkëshortit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naumi i Ohrit" për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i 52-vjeçarit është dërguar në morg për kryerjen e autopsisë, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit