Transmetuar më 13-07-2026, 13:01

DURRËS – Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masat e sigurisë për personat e përfshirë në skemën e tjetërsimit të paligjshëm të pronave në zonën bregdetare. Pas shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore, togat e zeza kanë lënë në fuqi masat e sigurisë të kërkuara nga prokuroria.

Konkretisht, gjykata vendosi të lërë në fuqi masën “Arrest në shtëpi” për shtetasit:

Shaqir Sheshi

Arianit Mataj

Besnik Xhafa

Tre të lartpërmendurit akuzohen zyrtarisht për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Ndërkohë, për katër persona të tjerë të përfshirë në këtë procedim penal, gjykata caktoi vijimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”:

Fiqeret Xhafa

Jonida Mergeja (Punonjëse e Kadastrës Durrës)

Leandro Dervishi (Punonjës e Kadastrës Durrës)

Artur Çobani (Punonjës e Kadastrës Durrës)

Stafi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim. Hetimet për këtë skemë abuzive kanë nisur që prej vitit 2022 dhe deri më tani kanë çuar në sekuestrimin preventiv të 13 parcelave tokë në zonën bregdetare.

Megjithatë, operacioni nuk është përmbyllur plotësisht. Autoritetet policore po përballen me sfida për ekzekutimin e plotë të vendimeve, pasi vijojnë të jenë të paekzekutuara katër masa “Arrest në burg” për ish-zyrtarë dhe përfitues të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë tjetërsim pronash.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit