Transmetuar më 13-07-2026, 13:52

BRUKSEL – Temperaturat ekstreme që përfshinë Evropën Perëndimore në fund të muajit qershor kanë lënë pas pasoja tragjike për jetën e njerëzve. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga rrjeti evropian i monitorimit të vdekshmërisë, EuroMOMO, si pasojë e valëve të të nxehtit janë regjistruar mbi 10 mijë humbje jete.

Raporti i EuroMOMO-s, organizatë që mbështetet direkt nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), zbulon se grupmosha më e goditur ishin të moshuarit. Mbi 9 mijë prej viktimave të konfirmuara i përkisnin moshës 65 vjeç e lart, që përbën edhe kategorinë më vulnerabël ndaj temperaturave të larta.

Të dhënat paraprake tregojnë se goditjen më të rëndë e kanë marrë shtetet si Belgjika, Britania e Madhe, Franca dhe Spanja, ku termometri shënoi vlera rekord dhe ku u regjistruan mijëra raste të vdekshmërisë shtesë për shkak të vapës afrikane.

Lidhur me këtë situatë, grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve World Weather Attribution ka dalë në përfundimin se këto valë kaq anormale dhe intensive të të nxehtit do të kishin qenë “pothuajse të pamundura” për t’u shënuar pa efektin e drejtpërdrejtë dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike globale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit