Transmetuar më 13-07-2026, 12:30

MAT – Ka përfunduar në mënyrë tragjike operacioni i kërkimit për alpinistin Erkin Lika. Trupi i pajetë i 39-vjeçarit është gjetur dhe nxjerrë vetëm pak minuta më parë nga ujërat e lumit pranë Urës së Vashës, pas dy ditë kërkimesh intensive në një terren jashtëzakonisht të vështirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, kur Lika, i cili ishte anëtar aktiv i grupit të kërkim-shpëtimit malor, po stërvitej së bashku me kolegët e tij në faqen shkëmbore të zonës. Gjatë kryerjes së manovrave të ngjitjes me litar, 39-vjeçari ka pësuar një aksident fatal duke rënë në humnerë dhe duke përfunduar në shtratin e lumit.

Për shkak të terrenit shumë të thepisur dhe kushteve të vështira gjeografike, lokalizimi i tij fillestar ishte i pamundur. Në operacionin e gjerë të kërkimit, krahas kolegëve të tij shqiptarë, u angazhua menjëherë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga humnera pas dy ditësh kërkime të pandërprera.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit